Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni.

Ai tha se kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit të tij, mund ta vizitojë lirisht Shkupin.

“Sa i përket personave me urdhërarrest, kushdo që nuk ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë dhe kushdo që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën, mund të vijë lirisht të shëtisin në Shkup, në Maqedoni, i ftojë të vijnë, ne jemi vend mikpritës”, theksoi Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski për ish luftëtarët e UÇK-së: Kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë është i mirëpritur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";