Mickoski për interpelancën ndaj Spasovskit: Do ta mbështesim opozitën shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka deklaruar se deputetët e tyre do ta mbështesin iniciativën e ASH-së dhe Alternativës për interpelancë ndaj ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai pret që së bashku me deputetët e opozitës shqiptare të ketë shumicë për ta votuar interpelancën, dhe Spasovski të largohet nga funksioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të mbështesim partitë e opozitës shqiptare, pasi Spasovski është mbrojtësi më i madh i këtij krimi që sundon në Maqedoni në këto vitet e fundit. Kemi edhe argumentet tona pse do ta mbështesim këtë interpelancë, për këtë arsye shpresoj në debat të mirëfilltë dhe mbështetje nga shumica”.

“Nuk është vetëm kjo, ka shumë afera rreth tij që do t’i dëgjoni ditëve të ardhshme, siç janë dyfishimi i numrave amë, numri i nënshtetësive dhe kujt i janë dhënë ato nënshtetësi”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski për interpelancën ndaj Spasovskit: Do ta mbështesim opozitën shqiptare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy