Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski konsideron se koalicioni mes LSDM dhe Alternativës është përpjekja e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë. Sipas tij, paralajmërimet për ministri të reja janë shpenzime shtesë për vendin.

“Kjo më ngjan si një përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë. Kjo që po ndodh është vetëm një përpjekje për ta vazhduar qeverisjen për disa javë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se këtë po e paguan qytetari i varfër i vendit, ndërsa në pyetjen se cila është ana e fortë e këtij koalicioni, ai tha se aqe nuk ka të fortë dhe se të gjithë janë të dobët.

“Frustrimi në këtë koalicion është e madhe”, u shpreh Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski për hyrjen e Alternativës në Qeveri: Përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.