Mickoski: Për dy ditë janë mbledhur 45 mijë nënshkrime kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në “Facebook” njoftoi se sot janë mbledhur 20 mijë nënshkrime kundër, siç e quan ai, falsifikimit të regjistrimit të popullsisë i cili shtyhet nga qeveria.

Sipas tij, për vetëm dy ditë, partia e tij ka mbledhur 45 mijë nënshkrime.

“Falënderoj secilin qytetar për përkrahjen. Askush nuk ka të drejtë që ta injorojë popullin, për arsye se populli është fuqia dhe energjia dhe tek ai ndodhet e vërteta. 45 mijë nënshkrime janë për regjistrim të vërtetë” shkruan Mickoski.

Sipas OBRM-PDUKM-së, sot qytetarët i dërguan mesazh Zaevit dhe LSDMsë se janë kundër falsifikimit të rejgistrimit dhe se regjistrimi duhet të paraqesë numrin real të popullatës./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Për dy ditë janë mbledhur 45 mijë nënshkrime kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy