Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur akademi solemne me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip. Në këtë akademi i pranishëm ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se dituria duhet të jetë valuta më e fuqishme, ndërsa bëri thirrje për punë të përbashkët në të ardhmen.

Ai tha se 22 Nëntori i vitit 1908 kujton ditën kur intelektualët shqiptarë sollën vendim për të ardhmen e gjuhës shqipe.

“Ky vendim nuk ishte vetëm gjuhësor; ishte një akt i krijimit të një të ardhmeje dhe një pikë referimi kulturore. Ne jetojmë në një kohë të diversifikimit të fortë të diversiteteve. Komuniteti shqiptar është pjesë e kësaj tabloje mozaiku. Detyrimi ynë i përbashkët është të vazhdojmë ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike apo gjuhësore, do të ndihet i barabartë dhe do të ketë mundësinë të kontribuojë për të mirën e përbashkët”.

“Në këtë frymë, Dita e Alfabetit Shqip është një kujtim sesi shkrim-leximi dhe edukimi mund të jenë ura lidhëse mes njerëzve. Jo temat që na ndajnë, jo kërkesat politike të individëve që shumë vite më parë fshiheshin pas njerëzve që vidhnin. Një fokus i qartë në prioritetet, në nevojat reale për arsim, ekonomi dhe progres na ndihmon të kapërcejmë dallimet, të ndajmë vlerat tona dhe të ndërtojmë një komunitet më të fortë e më të bashkuar”.

Advertisement

“Do ta përdor sot edhe për të folur për dy vlerat bazë që formësojnë çdo shoqëri – shkrim-leximin dhe arsimimin. Ato janë baza e zhvillimit tonë individual dhe kolektiv, mjetet që na lejojnë të arrijmë qëllimet tona dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy