Mickoski për “branitellat”: LSDM e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Micoski thekson se LSDM nuk ka dorëzuar ligj pasi ua mendojnë të mirën branitellave, por për të shkaktuar tensione ndëretnike.

Sipas të parit të ekzekutivit, opozita maqedonase bashkë me atë shqiptare, në mungesë të propozimeve për ekonomi dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët, në periudhën në vazhdim do të luajnë në kartën etnike.

Mickoski, paralajmëron se ngjarje të tilla do të ketë edhe në periudhën në vazhdim, por shteti është këtu për ta mbrojtur sigurinë.

“Fillimisht duhet ta dini se “branitellat” e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë pa mëdyshje mbështetjen time. Ky ligj i cili dje ishte në rend dite është dorëzuar nga deputetja Sllavjanka Petrovska, gjegjësisht nga LSDM. Është interesante që kur votohej nevoja për miratimin e rendit të ditës, LSDM e lëshoi seancën. Pse këtë e theksoj, pasi që vetë deputetja dhe LSDM, nuk e dorëzojnë ligjin pasi që ua mendojnë të mirën branitellave, por e dorëzojnë që të krijojnë gjendje të këtillë, të cilën e parashtroni në pyetjen tuaj”.

Advertisement

“Që të krijojnë tensione etnike, të krijojnë padurueshmëri etnike e kështu me radhë. Pasi që ajo është karta, me të cilën edhe ata, edhe partitë tjera opozitare pa dallim nëse janë nga blloku maqedonas ose shqiptar do të luajnë në periudhën që vijon”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

The post Mickoski për “branitellat”: LSDM e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy