Mickoski pas takimit me Pendarovskin: Kërkoj rigjykim për rastin e 27 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp pas takimit me presidentin Stevo Pendarovski tha se kanë biseduar për të akuzuarit e 27 prillit si dhe për gjendjen aktuale politike në vend.

Mickoski bëri të ditur se të dënuarit e 27 prillit ende nuk kanë marrë vendimin nga Gjykata e Apelit të muajit shkurt ku vërtetohet dënimi për terrorizëm në mënyrë që vendimin ta çojnë në gjykatat ndërkombëtare.

“Unë nuk jam për amnisti, por për drejtësi”, tha Mickoski.

Sipas tij, ata duhet të dënohen, por jo edhe për terrorizëm dhe se nëse ka mundësi të rigjykohen rastet Monstra dhe Sopot, atëherë duhet edhe ky rast të rigjykohet./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski pas takimit me Pendarovskin: Kërkoj rigjykim për rastin e 27 prillit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy