Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët midis qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti kanë mbajtur konferencë për shtyp. Kryeministri Mickoski falënderoi Kurtin për mikpritjen, ndërsa foli edhe për të ardhmen e rajonit.

Ai tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE, dhe se e kaluara duhet të harrohet.

“Takimi ynë ishte produktiv dhe i mbushur me dialog të sinqertë, që është parakusht për përforcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Biseduam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor. U morëm vesh për hapa konkret që do të ndikojnë në lidhjen tregtare. I kushtuam vëmendje arsimit, kulturës dhe të rinjve. Investimi në këto sfera është investim në të ardhmen”.

“Diskutuam për të ardhmen europiane, jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE. Takimi ynë ishte për të siguruar jetë më të mirë për qytetarët e vendeve tanë. Është koha të flasim për të ardhmen, e të harrojmë të kaluarën. Dua t’i shpreh mirënjohje Albin Kurtit për mikpritjen e ngrohtë”, tha mes tjerash Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi që këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Maqedonisë të jetë mbi 500 miliardë euro do të arrihet./Telegrafi/

 

The post Mickoski pas takimit me Kurtin: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";