“Më duhet të pranoj se për herë të parë pas një kohe të gjatë mund të jemi në të njëjtin mendim me Pendarovskin, në këtë drejtim po mendoj edhe të dal me një formulim të pyetjes para Komitetit Ekzekutiv, por edhe para qytetarëve. Por pres që Pendarovski pastaj t’i thërrasë partitë tjera politike në Maqedoni nëse kjo është esenca e çështjes dhe të dalin në referendum”, sqaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratën e Pendarovskit në lidhje me formulimi i pyetjes së referendumit.

Mickoski shtoi se është befasuar nga qëndrimi i Pendarovskit sepse është pozitiv ndaj deklaratës për referendumin, ndërsa referendumi përfaqëson aktin më të lartë të demokracisë në një vend.

“Qytetarët duhet të vendosin nëse duan të kenë një të ardhme evropiane të asimiluar, të bullgarizuar, nën diktim, apo krenare, dinjitoze, ndërsa kur të krijohen kushtet në të ardhmen e afërt të ketë një të ardhme evropiane.

E ardhmja evropiane dhe dëshira e qytetarëve, por edhe e subjekteve politike, asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje dhe nuk ka pasur dilemë, por vetëm rrugën se si.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Epo, tani, për fat të keq, kjo Qeveri kriminale, për të marrë praktikisht një amnisti të kushtëzuar nga ndërkombëtarët për krimin që bën, nuk e ka problem të shesë dhe të kënaqë disa burokratë për kërkesat e tyre. Por mendoj se ne po ecim në drejtimin e duhur dhe ja siç tha Pendarovski në këtë drejtim t’u jepet mundësia qytetarëve të vendosin se cila do të jetë e ardhmja e tyre evropiane, nëse është ajo e ofruar nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, apo krenar dhe dinjitoz”, theksoi Mickoski./Telegrafi/


Presidenti Pendarovski tregon se cila do të ishte pyetja e duhur për referendumin e propozuar nga partia OBRM-PDUKM
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Pas një kohë të gjate dëgjoj diçka të arsyeshme nga Pendarovski appeared first on Telegrafi.