Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot pasdite bëri të ditur se të martën do të ketë protestë të re në ora 18:30.

Protesta do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë dhe do të vazhdojë përmes urës ‘Goce Dellçev” për të përfunduar para MPJ-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është protestë e popullit, qëllimi është për BE, për Maqedoninë, për Dellçevin. Goce Dellçevi është linja e kuqe e dinjitetit tonë. Dellçevi kuptonte botën si fushëbetejë kulturore ndërmjet popujve”, thotë Mickoski.

Sipas tij, Goce Dellçevi është themeli i maqedonizimit ndërsa Qeveria duhet ta ketë parasysh se sa e rëndësishme është figura e tij./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski paralajmëron protestë për ditën e martë, do të protestohet për Goce Dellçevin appeared first on Telegrafi.