Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se edhe pse më herët qeveria na ka bindur se do t’i zgjidh problemet me fqinjët, tani shohin se këto probleme nuk janë zgjidhur.
Mickoski shprehu shqetësim se në negociata vazhdimisht po bëhet tregti me qëndrimet negociuese të Maqedonisë.
“Mua më shumë më shqetëson fakti që vazhdimisht po bëhet tregti me qëndrimet tona negociuese. Kështu nuk bëhen negociata, por i kuptoj për shkak se ka njerëz që asnjëherë në jetë nuk kanë negociuar. Negociojnë persona që gjatë gjithë jetës kanë ulur kokën”, u shpreh Mickoski.
Ai i bëri thirrje opinionit në Maqedoni ta ndjek këtë proces negociues mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
“Opinioni dhe qytetarët e Maqedonisë duhet ta ndjekim këtë proces për shkak se kështu siç kanë nisur punët nuk duket mirë dhe për fat të mirë nuk kanë shumicën prej dy të tretave në Kuvend dhe nuk mund që disa vendime t’i votojnë”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski: Pala jonë janë persona që nuk dinë se çka janë negociatat, dinë vetëm ta ulin kokën appeared first on Telegrafi.