Mickoski: Pa OBRM-PDUKM-në nuk ka ndryshime kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk do të ketë vullnet politik deri sa unë të udhëheq Qeverinë dhe sa të jem kryetar i OBRM-PDUKM-së. Pa OBRM-PDUKM-në nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ashtu siç janë konceptuar, nuk do të ketë derisa unë ta udhëheq Qeverinë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se deri ku është procesi me futjen e bullgarëve në Kushtetutë si një nga kushtet në Kornizën Negociative për vazhdimi i negociatave me BE-në.

Mickoski tha se ai nuk është “aventurist apo ekzibicionist”.

“Po shkel në një dërrasë të fortë. Nëse marr ndonjë vendim, dua që të nënkuptojë fundin e një procesi, jo vetëm fillimin. Kur dikush në Bruksel të jetë gati të flasë me mua për përfundimin e procesit, atëherë edhe unë do të jem gati.

Kryeparlamentari Gashi ka dhënë një deklaratë shumë të mençur, sepse për dallim nga disa individë, ai është i vetëdijshëm për realitetin këtu se pa OBRM-PDUKM nuk ka ndryshime kushtetuese”, shtoi kryeministri në konferencën e fundit për media në Qeveri për vitin 2024./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Pa OBRM-PDUKM-në nuk ka ndryshime kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy