OBRM-PDUKM në muajin maj do të bëjë të ditur emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai tha se në OBRM-PDUKM vetëm se kanë filluar debatet brenda partiake dhe nga komitetet e komunave janë dorëzuar emrat e propozuara.

“Për momentin po vazhdon debati brenda partisë, komisionet komunale tashmë kanë marrë propozime me emra që duhet të gjenden në sondazhe, në matje.

Në gjysmën e dytë të janarit fillojmë të masim intensivisht dhe pres që në gjysmën e dytë të majit të shpallim diku rreth 85 deri në 90 për qind të emrave të kandidatëve që do të jenë për kryetarë bashkie që do të propozohen nga koalicioni ‘Maqedonia Juaj”, gjegjësisht OBRM-PDUKM-së”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mickoski: OBRM-PDUKM në muajin maj do t’i zbulojë emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.