Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pa mos zbuluar detaje të reja sa i përket shumicës së re parlamentare të paralajmëruar nga ai disa herë, theksoi se në bisedime janë të përfshirë edhe përfaqësues të grupit parlamentar të LSDM-së.
“Po në këtë moment nuk do të kisha dashur të shpalos detaje, sepse po punohet në atë shumicë të re parlamentare. Në momentin kur do ti kemi ato 61 deputetë do ta njoftojmë opinionin, por se a është përfshirë një pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së në ato bisedime, po është e përfshirë”, deklaroi Mickoski.
Mickoski gjithashtu u shpreh i zhgënjyer pasi nuk është realizuar takimi i premtuar nga Zoran Zaev në lidhje me Ligjin për Shtetësinë.
Mickoski tha se OBRM-PDUKM-ja tashmë ka marrë propozim ligjin për shtetësi dhe se do të propozojë amendamente shtesë.
“Deri më sot, deri në këtë 1 qershor një bisedë e tillë nuk është realizuar. Askush nuk na ka informuar çfarë përmban marrëveshja. Deputetët i kanë marrë amendamentet në mënyrë zyrtare nën suaza të procedurave parlamentare, i kemi parë, dhe në bazë të marrëveshjes mes Zoran Zaevit dhe Aleancës dhe Alternativës, ne do të propozojmë amendamente tona, që mendojmë që duhet të jenë në këtë ligj”, njoftoi Mickoski.
The post Mickoski: OBRM-PDUKM do të paraqesë amendamente shtesë për ligjin për shtetësi appeared first on Telegrafi.