Mickoski – O’Brien: Nevojitet luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Në takim, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe nevojën për të përfituar nga partneriteti strategjik i SHBA-së me Maqedoninë.

Në të njëjtën kohë, Mickoski theksoi se interesi strategjik i Maqedonisë, përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është edhe mbrojtja e simboleve kombëtare dhe identitare të popullit maqedonas dhe Maqedonisë.

Mickoski theksoi nevojën për luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit si problem madhor i qytetarëve dhe domosdoshmërinë e reformave sistematike që do të përmirësojnë standardin e shtetit.

Advertisement

Bashkëbiseduesit trajtuan disa çështje me rëndësi rajonale si dhe politikat e ardhshme lidhur me këto tema dhe fusha./Telegrafi/

The post Mickoski – O’Brien: Nevojitet luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy