Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme ishte i pranishëm te selia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban i cili shpalli fitoren, ndërsa kreu i OBRM-PDUKM-së publikoi fotografi me kryeministrin Orban duke ia uruar fitoren.

Në Hungari bashkë me Mickoskin ishte edhe nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Nikollovski.

Në një intervistë për “Fokus”, Mickoski u shpreh se ka qenë nder i madh që ka qenë i ftuar dhe se ka qenë për ta mbështetur Orbanin.

“Viktor Orban është mik i madh i Maqedonisë i cili po ashtu është edhe mik i imi. Është nder të jem i ftuar që bashkë me Orbanin dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt t’i presin rezultatet”, u shpreh Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në lidhje me akuzat e LSDM-së se ai ka shkuar në Budapest për urdhra të reja dhe detyra nga Nikolla Gruevski, Mickoski u shpreh se nuk është takuar me Gruevskin.

Në pyetjen nëse ka ndryshime në deklaratën e fundit të tij se me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për herë të fundit është takuar me Maqedoninë në nëntor të vitit 2018, në kohën kur ai duhej të shkojë në burg, Mickoski tha se pse duhet të ketë ndryshime./Telegrafi/

The post Mickoski: Nuk u takova me Gruevskin në Budapest appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";