Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka bërë ftesë drejtuar të gjitha partive dhe qytetarëve të vendit që të bëhen pjesë e protestës së paralajmëruar për më 18 qershor, për rrëzimin e qeverisë aktuale.

“Presim mbështetjen e shoqërisë, edhe mbështeje politike edhe shoqërore, nga të gjithë ata që mendojnë se kjo Qeveri e LSDM-së dhe BDI-së po e dërgon në drejtim të gabuar Maqedoninë tonë. E shfrytëzoj këtë mundësi që të gjithë qytetarët, partitë politike, subjekte shoqërore që ndjejnë që shteti po shkon në drejtimin e gabuar, të dalin dhe të na bashkangjiten”, tha Mickoski.

I pyetur nëse ka kërkuar mbështetje nga partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut për protestën e paralajmëruar, kreu i OBRM-PDUKM-së, nuk u përgjigj nëse ka folur me liderët e partive politike shqiptare në lidhje me këtë çështje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski nuk tregon nëse protesta e 18 qershorit do të mbështetet dhe nga opozita shqiptare appeared first on Telegrafi.