Mickoski: Nuk ka dilemë, jemi në linjë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sonte se askush nuk duhet të ketë dilema në përafrimin tonë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne”, tha Mickoski në një konferencë për media në Qeveri, “gjithmonë do të jemi në linjë me BE-në, por kemi qëndruar pas rezolutës për Ukrainën me partnerin tonë strategjik, SHBA-në.

Çështja e pajtueshmërisë së Maqedonisë së Veriut me BE-në u ngrit në publik pasi u njoftua se vendi ishte bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA-së në OKB për Ukrainën.

“Ne qëndruam me partnerin tonë strategjik, që janë SHBA-të, dhe nuk ishte një rezolutë e BE-së, sepse bashkësponsor i rezolutës së SHBA-së është edhe një shtet anëtar i BE-së, që është Hungaria, kështu që nuk mund të flitet për një politikë të jashtme të koordinuar të BE-së. Qëndrimi ynë kur bëhet fjalë për një politikë të jashtme të koordinuar të BE-së, nuk duhet të ketë dyshim se ne do të jemi gjithmonë aty sepse e kemi koordinuar politikën tonë të jashtme dhe të mbrojtjes së bashku me Bashkimin Evropian, por në këtë rast nuk ishte kështu.

Advertisement

Ne qëndruam pas rezolutës dhe ishim bashkë-sponsor të rezolutës amerikane, e cila është e vetmja rezolutë e miratuar nga Këshilli i Sigurimit, që do të thotë se është e aplikueshme”, tha sonte Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Nuk ka dilemë, jemi në linjë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy