Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp ju ka bërë thirrje iniciatorëve që kërkojnë kongres të jashtëzakonshëm për largimin e tij, që të bashkohen dhe së bashku ta fitojnë LSDM-në dhe Zoran Zaevin.

Mickoski tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, pasi kjo sipas tij, shkon në të mirë të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë kam thënë se nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, pasi kjo është në të mirë të LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Kjo do të ishte akt frikacakësh dhe për këtë arsye do të qëndroj për të luftuar deri në fund”.

“Iniciatorët e kongresit i ftoj të vijnë në parti, që të flasim dhe së bashku ta mposhtim këtë të keqe, gjegjësisht LSDM-në dhe Zoran Zaevin”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu paralajmëroi protesta masive kundër qeveris së re./Telegrafi/

The post Mickoski: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, së bashku do ta mposhtim LSDM-në dhe Zaevin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";