Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u takua me përfaqësuesit e iniciativës “Nuk e hap derën”, e cila angazhohet për shtyrje të regjistrimit.

Ai tha se i ka njoftuar me marrëveshjen që e ka arritur kryeministri Zoran Zaev. Pas takimit, Mickoski deklaroi se janë pajtuar se nuk do ta mbështesin rezultatin e regjistrimit të popullsisë i cili nuk është zbatuar sipas standardeve evropiane.

“Në takim, përfaqësuesit e iniciativës ishin njoftuar, por ne gjithashtu u morëm vesh rreth angazhimit për zbatimin e vazhdueshëm të praktikave dhe metodave të Eurostat-it sa i takon shtyrjes së regjistrimit dhe rreth faktit se nuk do t’i pranojmë rezultatet e një regjistrimi që nuk do të kryhet në përputhje me metodologjinë, standardet e Eurostat-it dhe praktikat evropiane”, ka thënë Mickoski.

The post Mickoski: Nuk do të mbështesin regjistrimin, nëse s’është sipas “Eurostat-it” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";