Mickoski nga Washingtoni: Lobova për interesat dhe pozitat e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski në Uashington i përforcon kontaktet me administratën e re amerikane të udhëhequr nga Donald Tramp. Mickoski u takua me biznesmeni Kris Pavllovski në kompaninë e të cilit, Rambl, ka aksione nënpresidenti i ri i SHBA-ve, Xhej-Di Vans. Me të kanë biseduar për mundësitë për investime, ndërsa kryeministri takimin e fundit atje e zhvilloi me Devin Nunjez i cili është kryesues i trupit këshilldhënës për zbulim.

Mickoski kryeson delegacionin që merr pjesë në inaugurimin e Tramp dhe shoqërohet nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministri i Jashtëm Timço Mucunski dhe zëvendësministrja për Çështje Europiane Viktorija Trajkov. Mucunski së fundmi theksoi se takimet në Uashington do të përdoren edhe për të fituar mbështetjen e SHBA-ve për integrimin tonë europian. Ish-ambasadori në SHBA, Vasko Naumovski si i ftuar në Daily Click theksoi se Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Trampit do të punojnë drejt synimit për bashkimin e Europës. Kjo do të thotë, për të hequr pengesat për vendet kandidate në Union, duke inkurajuar palët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet.

Sipas Naumovskit, Tramp i ka shkelur normat e inaugurimit duke ftuar për të marrë pjesë më shumë liderë të huaj, gjë që nuk ishte praktikë më parë. Përveç delegacionit të udhëhequr nga kryeministri, në Uashington shkuan edhe liderët e VLEN-it, Arben Taravari dhe Zeqirija Ibrahimi, ndërsa nga koalicioni vlerësuan se pjesëmarrja e tyre për këtë ngjarje është dëshmi për lidhjet e forta që i kanë ndërtuar me administratën e re amerikane.

The post Mickoski nga Washingtoni: Lobova për interesat dhe pozitat e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy