Mickoski: Nga nesër nis kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si diskoteka

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot ka pasur takim koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojanoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në të cilin kanë biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare apo diskoteka, etj.

Nga zyra e tij bëjnë me dije se nesër do të nisë kontrolli në terren i të gjitha subjekteve, pas së cilës do të bëhen të ditura detajet.

Ndryshe, sot nga katërmbëdhjetë persona janë proceduar penalisht dhe për ta Prokuroria do të kërkojë masën e arrestit me burgim, mes të cilëve edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Prokurori i Shtetit Ljupço Kocevski informoi se kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili më herët ka dhënë dorëheqje, aktualisht ndodhet në ndërtesën e Prokurorisë duke dhënë deklaratë.

Advertisement

Ai tha se ekipi i prokurorisë është zgjeruar në 9 prokurorë publikë, të cilët janë duke punuar intensivisht për të siguruar dëshmi për tragjedinë me të cilën u përball Koçani.

“Dje dhe sot janë lëshuar shumë urdhra dhe veprime. Ndër to, janë dhënë në vend 59 urdhra për autopsi, urdhra për sigurimin e video-materialeve, pajisjen me dokumentacion nga personi juridik dhe këqyrjen e celularëve. Me urdhër të siguruar përmes Prokurorisë Publike janë bërë bastisje në Ministrinë e Ekonomisë dhe dy institucione tjera. Policia është e autorizuar të arrestojë këdo që ka kontribuar në pasojat katastrofike, me veprime apo mosveprime të tyre”, tha Kocevski.

 

The post Mickoski: Nga nesër nis kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si diskoteka appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy