Kryeministri Hristijan Mickoski pasdite u përgjigj pozitivisht në pyetjen nëse do të ketë paga më të larta në arsim.

“Po, nga ky muaj duhet paga në arsimin fillor dhe të mesëm të jetë më e lartë për pesë për qind. Mendoj tani në atë të nëntorit për tetor që është paguar”, sqaroi kryeministri, pas vizitës në Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimeve – MASIT.

Ai shtoi se në prill të vitit 2025, praktikisht me pagën e marsit, do të ketë rritje për shtatë për qind shtesë. Në prill të vitit 2026, prej 7 e gjysëm deri 10 për qind, siç potencoi kryeministri, varësisht nga kondicioni i buxhetit.

“Prilli për mars të vitit 2027, përsëri 7 e gjysëm deri 10 për qind dhe në prill 2028 për mars 2028 – prej 10 deri 12 e gjysëm për qind. Ashtu që, minimum në këtë periudhë kohore, paga në arsim mesatarisht do të rritet për 46 për qind, ndërsa maksimum deri 60 për qind, që mendojmë se me të vërtetë do të jemi në një nivel dinjitoz”, tha kryeministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai vlerëson se nuk është mjaftë, por kjo ka qenë në kuadër të mundësive.

“Pasi në momentin, nëse paga mesatare në shtet është më shumë se 41 mijë denarë, në arsim është nëntë mijë më pak, rreth 32 mijë denarë”, shtoi Mickoski.

The post Mickoski: Nga ky muaj paga më të larta në arsim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";