Nga Brukseli, takimet me përfaqësues të lartë të BE-së, kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sërish ka përsëritur se kjo parti nuk pranon asnjë marrëveshje sipas diktatit bullgar dhe se vendit i duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

“Mesazhi ynë është i qartë. OBRM-PDUKM nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë sipas diktatit bullgar. Ky është mesazhi thelbësor që e dërguam dhe do ta dërgojmë në Bruksel. Çështja e dytë që e themi në takime është që në Maqedoni sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Mickoski është shprehur i habitur nga ajo që kishte dëgjuar nga bashkëbiseduesit. Mickoski thotë se anëtarët e Qeverisë kur vijnë në Bashkimin Evropian, sipas tij, akuzojnë opozitën dhe kërkojnë nga Brukseli të bëjë presione ndaj OBRM-PDUKM-së ta pranojë marrëveshjen me Bullgarinë.

The post Mickoski nga Brukseli: S’ka marrëveshje, zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";