Mickoski: Nëse Zaevi nuk e dorëzon dorëheqjen, e votojmë mosbesimin e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pasi njoftoi se është siguruar shumicë e re parlamentare, në një deklaratë për media tha se vijojnë dy opsione.

Mickoski theksoi se fillimisht do të presin dorëheqjen e paralajmëruar të kryeministrit Zaev, ndërkaq nëse kjo nuk ndodhë do të nisen procedurat për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

“Kemi shumicë që do të garantojë që kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM është e kaluar. Presim dorëheqjen e Zaevit që e paralajmëroi, nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të dorëzojmë iniciativë me të cilën do të votohet mosbesimi i Qeverisë që udhëhiqet nga Zaevi dhe LSDM”, tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski nuk e përjashtoi mundësinë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Advertisement

 

The post Mickoski: Nëse Zaevi nuk e dorëzon dorëheqjen, e votojmë mosbesimin e qeverisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy