Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka folur në lidhje me kontestin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Duke u përgjigjur në lidhje me kërkesën e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili ka kërkuar garancë të shkruar nga Macroni që Maqedonia të respektojë çfarë do marrëveshje me Bullgarinë, Mickoski tha se kjo kërkesë e Radevit bazohet në deklaratën e parlamentit bullgar nga nëntori i 2019, dhe nëse Qeveria e pranon që kjo të vendoset në kornizën negociuese do të thoshte komplet kapitullim.
“Të jemi më të saktë. Ai kërkon gjithë atë që kërkohet nga Sofja, ndërsa ajo kërkesë bazohet në deklaratën e kuvendit bullgar të vitit 2019, të cilët kërkojnë të vendoset në kornizën negociuese, me siguri në kapitullin 35. Këtë po e kërkon Radev dhe thotë, derisa të realizohet kjo, nuk mund t’i lejoj vetes që ta kemi të konferencën e parë ndërqeveritare dhe nuk mund të lejoj fillimin e negociatave”.
“Ky është thelbi, ato janë garancitë. Sa i përket garancive, më duhet të them se unë kam qenë i pari që kam filluar të flas për garancitë në Maqedoni dhe më pas jam dënuar, gjegjësisht jam sulmuar nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, por e shohim se kjo punë po shkon në atë drejtim. Çdo njeri i zgjuar dhe atdhetar që e do vendin dhe qytetarët e tij, pavarësisht përkatësisë së tyre, është normale të ketë një politikë të pjekur ndërkombëtare, për dallim nga “diplomacia jonë e domateve”, që shohim se ka lëkundje serioze”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski: Nëse pranohet kërkesa e Radevit për kornizën negociuese, do të ishte kapitullim i plotë appeared first on Telegrafi.