Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i ka ofruar Qeverisë së LSDM-së dhe Dimitar Kovaçevskit që në seancën e ardhshme të Kuvendit ta fusin menjëherë në rend dite propozimin për amendamentet kushtetuese, duke shtuar se nëse qeveria mbledh 80 deputetë, atëherë ai do ta përmbushë premtimin e dhënë dhe do të largohen përgjithmonë nga politika, e nëse jo, atëherë Kovaçevski duhet të pranojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Besoj në secilin deputet të grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së brenda Kuvendit, thekson Mickoski, se në këto rrethana nuk do të votojë për ndryshimin e Kushtetutës dhe se nëse ndodh një gjë e tillë do të largohem përgjithmonë nga politika, sepse kam besim të plotë në të gjithë ato, theksoi ai.
“Sot do të shkoj edhe një hap më tej këtu në Tetovë, një mesazh për qeverinë e udhëhequr nga LSDM-BDI, Dimitar Kovaçevskit menjëherë pasi parlamenti të mblidhet, gjegjësisht kur deputetët të kthehen nga pushimet vjetore, pika e parë në seancën paralmentare të jetë propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Dhe nëse mbledh 80 deputetë, premtimin do ta përmbush të nesërmen. Nëse nuk ka 80 deputetë, le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtu është një ofertë e ndershme dhe e drejtë”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski: Nëse Kovaçevski mbledh 80 deputetë, premtimin për dorëheqje do ta përmbush të nesërmen appeared first on Telegrafi.