Mickoski: Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listat e OBRM-PDUKM-së mund të ketë edhe kandidatë shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nuk e përjashton mundësinë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listë të kandidatëve për deputetë nga partia e tij të ketë edhe shqiptarë.

“Në listë, pse jo ne kemi anëtarë prej të gjithë nacionaliteteve, kemi dhjetëra shqiptarë turq, rom dhe të tjerë”, tha Mickoski.

Ai foli edhe për audio-incizimin në lidhje me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa tha se turpërohet që e njeh dhe se një person i tillë ka probleme me sistemin nervor. Ai tha se ka institucione të veçanta që kujdesen për këto probleme dhe se Xhaferi bën mirë të shkoj të kontrollohet.

“Epo, më vjen turp që e njoh atë njeri që ta them hapur kështu, më vjen turp që kështu më bëri jeta ta takoj atë burrë dhe vërtet nuk arrij ta kuptoj se çfarë e mban Kovaçevskin në vesh të shurdhër dhe sy qorr. Duhet të heshtë për atë që ka kapur dhe të durojë këtë turp dhe këtë poshtërim, si personalisht ashtu edhe qytetarët. Sepse fyen nënën e punonjësve që mund të jenë maqedonas që janë shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, nuk ka rëndësi, ai kështu shan nënën“, tha Mickoski.

Advertisement

 

The post Mickoski: Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listat e OBRM-PDUKM-së mund të ketë edhe kandidatë shqiptarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy