Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij për Vitin e Ri para qytetarëve tha se në gjashtë muajt e fundit u bënë një sërë hapash që stabilizuan ekonominë dhe çuan në rritjen e dëshiruar prej 3%.
“Vitin e ardhshëm planifikojmë rritje edhe më të madhe.
Punësuam 300 të rinj mjekë specialistë, kopshte të reja, shkolla, salla sporti, tuba uji. Mbështetjen më të madhe e kemi për kultivuesit e duhanit, prodhuesit e orizit.
Ne kemi hapur një front për të luftuar krimin dhe korrupsionin me prova dhe pa hezitim. Kemi ende shumë punë për të bërë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri.
Në vitin 2025, Mickoski thotë se Qeveria do të jetë e fokusuar në integrimin në BE dhe zbatimin e reformave për anëtarësim.
“Viti i Ri i mbarë dhe i suksesshëm, i mbushur me shëndet, lumturi dhe shumë dashuri. Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, tha Kryeministri./Telegrafi/
The post Mickoski: Në vitin 2025 do të fokusohemi në integrimin në BE dhe zbatimin e reformave për anëtarësim appeared first on Telegrafi.