Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me ministrin për Evropë të Gjermanisë, Michael Roth.

Siç njoftojnë nga partia, në takim është diskutuar për situatën politike në vend dhe punët e Qeverisë.

“Mickoski e ka falënderuar Roth për mbështetjen e Gjermanisë në procesin eurointegrues të RMV-së dhe ka thënë se bashkëpunimi i tillë duhet të zhvillohet edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me samitin e ardhshëm të BE-së, Mickoski ka thënë se Maqedonia meriton të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Roth prej dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në RMV ku është takuar me krerët shtetëror, ndërsa sot do të udhëtojë për në Tiranë./Telegrafi/

The post Mickoski në takim me Roth: Maqedonia meriton të nis negociatat për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.