Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se askush në Maqedoni nuk është kundër gjuhës shqipe. Pozicioni i shqiptarit në vendin e tij, thotë ai, është një temë artificiale që mundohen ta imponojnë individët.

“Më besoni, kjo nuk është shqetësuese, askush nuk është kundër gjuhës shqipe. Përkundrazi. Kjo është një temë artificiale. Kjo nuk është një temë që e pengon dikë apo jo, kjo është një temë që hijet e së kaluarës po mundohen ta imponojnë sepse nuk kanë temë tjetër”, tha Mickoski, në një intervistë për “RTK” të Kosovës .

Ai ka thënë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka pesë vite që është në sirtar të Gjykatës Kushtetuese dhe se pikërisht gjatë mandatit të qeverisë së tij, kjo temë është sërish në rend dite.

Ai tha se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni nuk është i kërcënuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Mickoski gjithashtu tha se “jemi të bashkuar si qytetarë në dallimet tona”.

“Në Shkup është luajtur edhe vallja “Shota” dhe “kolo serbe”, “çyçeku turk” dhe vallja maqedonase “Teshkoto”. Do të ketë edhe në të ardhmen. Ne jemi të bashkuar në dallimet tona. Sa të jem unë në krye të Qeverisë, do të luajmë me atë që do të na bashkojë dhe nuk do të na ndajë. Kështu është shteti dhe ne jemi të bashkuar në diversitet”, tha Mickoski.

Duke folur për marrëveshjen për kalimet e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, Mickoski është pyetur nëse veteranët e UÇK-së do të ndalohen në bazë të fletarresteve nga Serbia, për të cilën ai ka përsëritur se kushdo që nuk ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë ka të drejtë të hyjnë në vend ose për të qëndruar./Telegrafi/

The post Mickoski: Në Shkup edhe në të ardhmen do të luhet “Shota” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";