Nga kuadër të manifestimit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, kryeministri Hristijan Mickoski në një deklaratë tha pas këtij takimi të Komunitetit Politik Evropian këtu në Budapest, edhe ai është më optimist se RMV-ja do t’ia dalë.
“Sot në Budapest, në prani të komunitetit politik evropian, patëm një ditë pune vërtet cilësore, e cila ishte e mbushur me shumë takime pune me shtetarë evropianë. Më shoqëronin ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Eurointegrimeve Orhan Murtezani dhe delegacioni i përbërë nga përfaqësues të kabinetit tim. Në të vërtetë, gjatë ditës kemi mbajtur shumë takime dypalëshe, kemi prezantuar argumentet tona, si e shohim të ardhmen tonë ekonomike, atë që është e rëndësishme, qëllimet tona ekonomike, mënyrën se si planifikojmë të zhvillojmë Maqedoninë tonë, por në të njëjtën kohë kemi prezantuar edhe pikëpamjet dhe argumentet tona për rrugën tonë të integrimit evropian”.
“Me çdo takim luftojmë gjithnjë e më shumë për argumentet tona dhe për të vërtetën ashtu siç është. E vërteta që e ndjejnë qytetarët tanë dhe që është e rëndësishme për Maqedoninë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë dhe në javët, muajt dhe vitet që do të na pasojnë. Ne duhet të kemi sukses. Ne duhet të jemi aty ku meritojmë të jemi, dhe kjo është një histori suksesi evropian dhe vendi ynë është brenda Bashkimit Evropian”.
“Pas këtij takimi të Komunitetit Politik Evropian këtu në Budapest, jam edhe më optimist se do t’ia dalim. E rëndësishme është se ne do të bëjmë maksimumin për të mbrojtur interesat kombëtare të qytetarëve të Maqedonisë dhe atdheut tonë”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski në Budapest: Do të bëjmë maksimumin për vendin tonë appeared first on Telegrafi.