Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se është në interes të vendit tonë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë.

Sipas tij, shumë më tepër shtetas të Kosovës hyjnë në vendin tonë, sesa shtetas tanë që shkojnë në Kosovë.

Ai shtoi se projekti i ri nuk po vonohet dhe se dokumentacioni i tenderi është në procedurë.

“Dhe tani ne çfarë bëjmë, po përpiqemi të bëjmë zgjidhje teknike që përfundimisht qytetarëve do t’u mundësojë këtë, sepse neve na konvenon si shtet, sepse tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në Maqedoni, sesa qytetarë të Maqedonisë që hyjnë në Kosovë, është në interes tonin që ta bëjmë këtë. Vlerësoj se nëse bëhet kjo rrugë, edhe më tepër, ndoshta 5 herë më tepër ata vijnë këtu, një pjesë janë transit, shkojnë te fqinji ynë jugor, por një pjesë mbeten këtu, harxhojnë para, etj. Në interes tonin është që sa më shpejt kjo të ndodhë”, tha mes tjerash Mickoski.

Advertisement

The post Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy