Mickoski: Na duhet depolitizim i administratës, duhet të jetë shembull për efikasitet dhe shërbim ndaj qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vizioni ynë është i qartë, duam një administratë publike që do të jetë shembull i efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e konferencës vjetore ministrore të Shkollës Rajonale për Administratë Publike. Ai tha se synon administratë publike që do të jetë jo vetëm shërbim për qytetarët, por edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm.

“Bëhet fjalë për një temë të rëndësishme, e cila ndër vite rrallëherë është bërë objekt analize studimore dhe qasje profesionale, ajo është administrimi dhe masat që duhen marrë për një cilësi më të lartë shërbimesh, por edhe risi si sfidë e rëndësishme në këtë drejtim”, tha Mickoski.

Ai theksoi se kjo është një temë që jo vetëm përcakton cilësinë e shërbimeve që marrin qytetarët, por edhe formëson fytyrën e shtetit.

“Në periudhën e kaluar të gjithë kemi qenë dëshmitarë të sfidave me të cilat po përballet administrata. Proceset e ngadalta, mungesa e digjitalizimit, transparenca ndonjëherë e pamjaftueshme. Por edhe partizimi, që është një problem i hapur, si dhe kompetenca e pamjaftueshme përballë sektorit privat. Këto probleme nuk mund t’i anashkalojmë, ato janë reale dhe duhet gjetur zgjidhje për to”, theksoi kryeministri.

Advertisement

Duke folur për digjitalizimin e shërbimeve, ai tha se do të sigurohet që sa më shumë shërbime të jenë të disponueshme online, për të reduktuar kohën e pritjes dhe për të rritur kënaqësinë e përdoruesve.

Mickoski foli edhe për efikasitetin dhe profesionalizmin, transparencën dhe llogaridhënien, uljen e burokracisë, vlerësimin e punës si synime të përcaktuara./Telegrafi/

The post Mickoski: Na duhet depolitizim i administratës, duhet të jetë shembull për efikasitet dhe shërbim ndaj qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy