Mickoski: Mbështetje të qartë nga Hungaria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili së bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski është në Budapest për një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Peter Sijarto, tha se ata morën mbështetje të qartë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

“E filluam mëngjesin me një mëngjes pune me Ministrin e Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, dhe ditën e vazhduam me një takim pune me Kryeministrin dhe mikun e madh të Maqedonisë, Victor Orban. Biseduam për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Maqedoni, ata ndanë përvojat e tyre në trajtimin e pandemisë me COVID, e cila gjithashtu ndihet këtu në Hungari.

Në të njëjtën kohë biseduam për rrugën e bllokuar të Maqedonisë brenda Bashkimit Evropian dhe nikoqirët tanë ndanë përvojën e tyre se si shkuan negociatat kur Hungaria praktikisht u bë anëtare e Bashkimit Evropian.

Nga nikoqirët u riafirmua mbështetja e qartë për Maqedoninë, për popullin maqedonas, për qytetarët e Maqedonisë dhe mbështetjen e qartë në procesin e integrimit evropian që Maqedonia një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Mbështetje të qartë nga Hungaria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy