
Për sa kohë që unë jam udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë një punë e kryer, tha lideri i partisë Hristijan Mickoski.
“Nuk mund të keni standarde të dyfishta. Ne e duam Maqedoninë, sepse jemi patriotë, jo nacionalistë. Kur Maqedonia do të jetë atje ku i takon, atëherë Marrëveshja e Prespës do të kompletohet”, tha Mickoski për “Alfa”.
Sipas tij, është normale që Rezoluta e propozuar nga Kuvendi është monoetnike, sepse, siç thotë ai, bëhet fjalë për identitetin e maqedonasve./Telegrafi/
The post Mickoski: Marrëveshja e Prespës nuk është punë e kryer appeared first on Telegrafi.
Advertisement