
Këtë herë Evropa duhet t’ia kthejë popullit, popullit të Maqedonisë dhe të mos e kërcënojë me lëshime tjera, dhe poshtërime shtesë, kështu sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski komentoi fillimisht bllokimin e procesit integrues të vendit.
Mickoski thotë se vendi në dhjetor duhet të merr datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Maqedonia duhet të merr datë për nisjen e bisedimeve sa më parë që është e mundur. Kjo duhet të ndodh tani, në samitin evropian të dhjetorit.
Nuk duhet që të shkruajnë letra askush nga liderët e Evropës, por duhet të ndiqen vlerat elementare civilizuese evropiane, ky popull shumë herë në të kaluarën ka dalë në mbrojtje të këtyre vlerave”, tha Mickoski.
The post Mickoski: Maqedonia duhet të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në appeared first on Telegrafi.