Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar pasi presidenti Stevo Pendarovsi ia dha mandatin Zoran Zaevit, për ta formuar qeverinë e re.

Mickoski tha se Pendarovski ia dha mandatin Zaevit pa asnjë dëshmi se ai ka siguruar shumicë parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pa asnjë provë që është e nevojshme për të pasur një shumicë parlamentare prej të paktën 61 deputetëve, ai i dha mandatin për formimin e një qeverie të re deputetit Zoran Zaev. Pa prova dhe konfirmim se ai ka shumicën, ai ia dha mandatin, mandati u uzurpua nga Zaevi”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndryshe, pasi e mori mandatin sot, Zaev tha se do të formojë qeveri stabil dhe që do të jetë e liruar nga nacionalizmi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Mandati u uzurpua nga Zaevi appeared first on Telegrafi.