Mickoski: Mafia e Zaevit dhe ato që i shërbejnë kërkojnë të ketë dy parti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në protestën e mbrëmjes së sotme, kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në mënyrë indirekte e quajti mafi të cilët mbulojnë Zaevin anëtarët e partisë së tij që kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Kemi njerëz të pafajshëm në burgje. Ky regjim hibrid drejtohet nga terrori, presioni dhe revanshizmi. Asgjë nuk ka ndryshuar në këto katër vjet. Kjo qeveri jeton në pritjet në të cilat i krijon ato dhe nuk ka zgjidhje për problemet.

Ka njerëz në burgje për shkak të përndjekjeve politike, ndërsa ata për të cilët Zaev tha se ishin kriminelë tani janë më afër tij. Dy mafiet, ajo e Zaevit dhe ajo që iu bind për t’i shërbyer, duan të kenë dy parti. Por askush dhe asnjëherë nuk e ka pushtuar OBRM-PDUKM-në.

Deri kur do të presim drejtësinë? Ky komb ka qenë duke pritur për 30 vjet. Ne refuzojmë të kalojmë jetën në pritje. Është e padrejtë kur gazetarët dhe kritikët rrihen. A duhet heshtur kjo?”, deklaroi Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Mafia e Zaevit dhe ato që i shërbejnë kërkojnë të ketë dy parti appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy