Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u shpreh se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë.

Ai theksoi se do të ketë takim të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski me qëllim që të adresohen këto çështje të rëndësishme.

“Po dërgoj një mesazh të qartë. Askush nuk është mbi popullin, ligjin dhe Kushtetutën. Do të ketë përgjegjësi për krimin që po e shkatërron të ardhmen tone të përbashkët. Kjo përgjegjësi duhet të ketë emër dhe mbiemër, pa dallim”, tha Mickoski.

Kjo nismë e Mickoskit është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucione./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Lufta kundër korrupsionit është prioriteti kryesor i qeverisë appeared first on Telegrafi.