Kryetari i OBRM-PDUKM-së në tubimin e tij në Vinicë tha se partia maqedonase në pushtet nuk flet asnjë fjalë se çfarë kanë bërë gjatë këtyre 4 viteve.

Sipas Mickoskit, pas 17 tetorit, Zaevin e pret një humbje e madhe dhe pas kësaj vijon qeveria e re dhe përgjegjësi.

“Nëse do të kishta ndonjë makinë kohe dhe ta kthej kohën në atë duelin tonë të fundit dhe në pyetjen se çfarë porosie keni për Zoran Zaevin, do t’i thojë hap kalendarin dhe lexo se sa vite je në Qeveri. Harron se ai dhe të tjerët janë katër vite në qeveri, ndërsa janë më të mirët në vjedhje dhe gënjeshtra”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Maqedonia është shteti me më së shumti politikan të korruptuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për 30 vite pavarësi, LSDM më të mirët janë në vjedhje dhe gënjeshtra. Populli asnjëherë nuk ka jetuar më keq. Vitin e kaluar një litër vaj ishte 67 denarë, tani 97 denarë. Qumshi ishte 45 denarë tani 55. Një kilogram miel ishte 34 denarë dhe tani 30”,t ha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: LSDM janë më të mirët në vjedhje dhe gënjeshtra appeared first on Telegrafi.