Mickoski: LSDM është përgjegjëse për pajisjen eksplozive në furrën e Misajllovskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski: LSDM është përgjegjëse për pajisjen eksplozive në furrën e Misajllovskit

Kreu i OBRM-PDUKM-së në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje më incidentin që ndodhi në Shkup kur një mjet shpërthyes shkaktoi dëm material te furra familjare e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski.

“Nuk bëhet fjalë për zjarr ‘të rastësishëm’ siç i ndodhi Vllado Misajllovskit para disa viteve, po për qëllim të qartë. Përgjegjësia për këtë është te pushteti i LSDM-së. Atje duhet të kërkohen porositësit dhe inspiratorët e gjithë kësaj”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se kjo shpreh pafuqi dhe frikësim ndërsa për këtë gjendja, ata sulmojnë ndaj lirisë dhe integritetit të njerëzve të parë të opozitës.

Lexo po ashtu:

MPB vërtetoi rastin e eksplozivin në furrën e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski

Advertisement

“Do t’ua rikujtoj se Igor Durllovski u sulmua verbalisht nga këshilltari i kryeministrit. Kjo kryesi e partisë në pushtet është e vetëdijshme se humb dhe se nuk ka shpëtim”, thotë Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: LSDM është përgjegjëse për pajisjen eksplozive në furrën e Misajllovskit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy