Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se viti i ardhshëm do të jetë sfidues në pjesën e energjetikës sepse pret rritje të çmimit të energjisë elektrike në bursat në Evropë për shkak të ngjarjeve në Ukrainë. Thotë se si shtet jemi të gatshëm dhe do të përgjigjemi në të gjitha sfidat

“Kam ndjenjën se ky dimër do të jetë mjaft sfidues jo për shkak të temperaturave, por për shkak të situatës që po ndodh në Ukrainë ku sistemi elektrik është shkatërruar plotësisht dhe Ukraina po merr energji nga Evropa që do të thotë se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike në bursat e Evropës dhe do ta zvogëlojë sasinë, prandaj ne duhet të jemi të gatshëm”, theksoi Mickoski, duke shtuar se pret krizë energjetike në njëfarë kuptimi në Evropë.

Mickoski siguron se puna në SHA EMV është normalizuar edhe pse kompania ka trashëguar borxh prej pesë miliardë denarë dhe paralajmëroi se shumë shpejtë do të ketë përgjegjësi për ata që e lanë kompaninë në situatë të tillë.

“Të jeni të sigurt se është normalizuar puna e kompanisë dhe do të ketë përgjegjësi për atë se çka ka ndodhur, por nga kjo nuk do të bëjmë estradë dhe teatër. Shumë shpejt prej sot do të theksohen personat të cilët janë fajtorë për situatën në të cilën është lënë kompania”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas informacioneve të cilat i disponon, tha se borxhi për import të qymyrit është rreth një miliardë e gjysmë dhe se pas bisedimeve të bëra me kompanitë ka pasur ulje të faturave përafërsisht prej pesë milionë euro, përderisa në bazë të gërmimit të thëngjillit janë gjetur borxhe prej dy miliardë denarë. Hidrologjia, siç theksoi, është gati e zbrazët gjegjësisht diku në 24-25 për qind, ndërsa nuk janë bërë as remontet e rregullta.

Lidhur me deklaratën e kryetares së Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Vlladanka Trajkoska se kishin pritje të larta, por se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë nuk është bërë asgjë, kryeministri tha se ishte i befasuar nga deklarata e tillë.

“Edhe unë u befasova dhe iu lajmërova disa biznesmenëve dhe odave dhe ata kanë qëndrim të kundërt. Është mirë që t’i pyesni odat ekonomike të tu japin qëndrim, ndërsa është mirë të pyesni edhe pse kryetarja e OPM-së kishte qëndrim të tillë pa e konsultuar asnjërin nga punëdhënësit”, tha Mickoski.

The post Mickoski: Ky dimër do të jetë mjaft sfidues në planin energjetik për shkak të situatës në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";