Mickoski: Krishtlindjet na japin forcë të re për të punuar së bashku dhe për të bërë vepra vepra të mëdha për të mirën e të gjithë qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një kartolinë për Krishtlindjen ortodokse në të cilën uroi që këtë festë ta kalojmë në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat tona, në rrethin familjar dhe më të dashur.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e festës së madhe të krishterë – Krishtlindjeve.

Në një kohë kur sfidat janë të shumta, kjo atmosferë festive na nxit të mendojmë për bashkimin, si themeli më i fortë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Krishtlindja le të jetë një kujtesë se me besim, punë dhe mirëkuptim të ndërsjellë mund të krijojmë një shoqëri të mbushur me paqe, drejtësi dhe përparim”, shkruan Mickoski.

Advertisement

Krishtlindja, shton Kryeministri, le të na japë forcë të re për të punuar së bashku dhe për të krijuar vepra të mëdha për të mirën e të gjithë qytetarëve, duke ushqyer traditën dhe shpirtëroren si themelet e shoqërisë sonë./Telegrafi/

The post Mickoski: Krishtlindjet na japin forcë të re për të punuar së bashku dhe për të bërë vepra vepra të mëdha për të mirën e të gjithë qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy