Ajo çka ka arritur nga Departamenti i Shtetit, sipas kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, është vetëm konfirmim i krimit dhe korrupsionit të cilët e ndjejnë qytetarët.

Mickoski konsideron se ajo që shpalli Departamenti i Shtetit me vendosjen e “listës së zezë” të kryetarit të Strugës Ramiz Merko nga BDI është vetëm konfirmim i krimit dhe korrupsionit që e ndjejnë të gjithë qytetarët në vend.

I vetmi që mbron kryetarin e Strugës, thotë kryetari i partisë opozitare, është kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Kjo çka ka arritur nga Departamenti i Shtetit është vetëm konfirmim i asaj që e ndjejmë. Kryetari i komunës dhe një pjesë e udhëheqësisë së lartë të BDI-së janë vendosur në listën e zezë për shkak se ata kanë dëshmi, të paktën kështu e kuptova atë njoftim në publik, se pas tij fshihet një krim i madh, por edhe se ka ndikuar në drejtësi dhe në marrjen e vendimeve gjyqësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I vetmi që mbron Ramiz Merkon është Dimitar Kovaçevski, edhe pse vetë BDI-ja po hesht”, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Kovaçevski është i vetmi që po mbron Ramiz Merkon appeared first on Telegrafi.