
Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit e paralelisht edhe pandemia me coronavirus, lideri i opozitës maqedonase kërkon që gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin shtetëror dhe privat të lirohen nga puna.
“Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore tregon se gjendja është alarmante dhe për këtë arsye gratë shtatzëna duhet t’i mbrojmë nga ky rrezik”, ka shkruar në Facebook, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.
Mickoski, gjithashtu ka propozuar që edhe të sëmurit kronik të lirohen nga puna për shkak të rrezikut të lartë nga ndotja e ajrit dhe coronavirusi.
The post Mickoski kërkon që që gratë shtatzëna të lirohen nga puna appeared first on Telegrafi.
Advertisement