Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën për emisionin “360 gradë” në Alsat u shpreh se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e shtetit duhet të respektohet me rregullën e reciprocitetit, përkatësisht duhet të bisedohet edhe për përfshirjen e maqedonasve në Kushtetutën e Bullgarisë.

Sipas tij, duhet edhe të merret diçka në negociata, ndërsa Maqedonia sipas tij, vetëm jep në kontestin me Bullgarinë.

Ai shtoi se edhe pas takimit me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov në Shkup, qëndrimet e partisë së tij mbeten të njëjta.

“Gjuha maqedonase mbetet maqedonase, ne jemi maqedonas që kemi kulturën, traditën tonë dhe se Goce Dellçev ka qenë maqedonas”, u shpreh Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski kërkon që edhe maqedonasit të përfshihen në Kushtetutën e Bullgarisë appeared first on Telegrafi.