Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se koalicioni që udhëheq ai është fitues i zgjedhjeve lokale. Mickoski deklaroi se kanë 55 mijë vota më tepër se LSDM-ja.

“Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë”, e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja ka fituar 55.000 vota më tepër se LSDM-ja. Kjo është fitore bindëse, mesazh i qartë deri tek qeveria, kurse për ne një përgjegjësi e madhe. Edhe pse është e qartë, ka edhe një raund në këto zgjedhje lokale, edhe një hap deri tek ndryshimet dhe realizimit të së ardhmes së re të përbashkët” tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski bëri thirrje që të bashkohen të gjitha partitë opozitare me qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa theksoi se menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të nis bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare.

“Pres që në mënyrë natyrore do të paraqitet tema për shumicë të re parlamentare, në të cilën kemi punuar para zgjedhjeve. Si koalicion presim formimin e shumicës së re parlamentare. Do të nisim këto bisedime menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Kemi më shumë vota se LSDM, do të nisim bisedimet për shumicë të re parlamentare appeared first on Telegrafi.