Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se ka informacione që BDI po tenton të destabilizojë vendin.
“Disa informacione të fituara nga kanale të ndryshme thonë se udhëheqësia e BDI-së, kjo udhëheqësi e tanishme, në tentim për të mbrojtur kapitalin që e ka krijuar në 20-22 vite të kaluara, do të ndërmerr hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit që është shumë e rëndësishme të theksohet”, tha Mickoski.
Mickoski tha se ne si shtet kemi të drejt ta mbrojmë integritetin territorial të vendit dhe paqen e qytetarëve që është edhe qëllimi i një shteti.
Kryeministri shtoi se presim që kjo të ndodhë këtë vjeshtë, në bazë të atyre informacioneve që i kemi.
“Të presim që koha të tregojë, nëse ato informacione do të konfirmohen apo informacionet nuk do të jenë të sakta”, shtoi Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski: Kemi informacione se BDI përgatitë destabilizim të vendit appeared first on Telegrafi.