Mickoski: Kemi indikacione se kush ka hedhur mjetin shpërthyes në objektin e Misajllovskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski: Kemi indikacione se kush ka hedhur mjetin shpërthyes në objektin e Misajllovskit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se ka biseduar me Misajllovskin për mjetin shpërthyes dhe se i din detajet.

“Indikacionet janë se i dimë kryesit, në bazë të informacioneve që i morra. Ka indikacione për kryesit e kësaj vepre, e inkurajoj MPB-në, SPB Shkup, autoritet kompetente, që sa më shpejt ta zbardhin rastin. Unë jam i vetëdijshëm për frikën e disa strukturave politike, politikanë që e ndjejnë mposhtjen që do t’u ndodhë më 15 korrik dhe ju bëj thirrje të mos konstruktojnë skenarë të këtilla, për shkak se edhe pas 15 korrikut do të jetojmë në shtetin tonë”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

Kostadinov: LSDM dënon shpërthimin e mjetit shpërthyes ndaj objektit të Misajllovskit

Advertisement

Ai tha se skenarë të tillë nuk janë të mira për askënd për shkak se mund të jetë e keqe për shtetin për arsye se duhet të fillojnë bisedimet me BE-në.

Mickoki ju bëri thirrje institucioneve ta zbardhin rastin dhe nëse kjo nuk ndodh ai premtoi se si kryeministër pas 15 korrikut do t’i dërgojë para drejtësisë të gjithë keqpërdoruesit që keqpërdorin situatën e tashme për fituar pikë politike./Telegrafi/

The post Mickoski: Kemi indikacione se kush ka hedhur mjetin shpërthyes në objektin e Misajllovskit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy